Kili, nxënësit e fillores lexojnë versionin erotik të Kësulëkuqes

01/11/2015 00:00

Drejtuesit e lartë të arsimit në Kili kanë premtuar hetim të thellë pasi një version erotik i Kësulëkuqes është dërguar për shitje në qindra librari shkollash fillore të vendit. Versioni +18 i përrallës është konsideruar nga kryebashkiaku i Rio Buenos, Luis Reyes, si “një libër që shkakton dëme të pariparueshme tek nxënësit e vegjël”.

“Aty përshkruhet me detaje përdhunimi i një vajze të mitur dhe kjo gjë nuk ndihmon në edukimin e fëmijëve”, tha Reyes.

Kopje të versionit erotik të Kësulëkuqes janë gjetur në 283 shkolla në të gjithë Kilin dhe ministrja e Arsimit të vendit amerikano-latin premtoi se përgjegjësi i shpërndarjes së këtyre kopjeve do të vihet shpejt para drejtësisë.

Top Channel