“Histori personale”, 38-vjeçari i cili po lufton të rinisë një jetë pa drogë

01/11/2015 00:00

Janë me qindra persona të cilët pasi kanë konsumuar drogë për vite të tëra, kanë pranuar të trajtohen me metadon. Por, kjo nuk është zgjidhja përfundimtare për ta.

Në qendrën e rehabilitimit, ndodhen 12 persona të cilët për më shumë se 15 vite kanë bashkëjetuar me drogën. Ata kanë vendosur  që për dy vite të jenë pjesë e kësaj shtëpie.

Operatorët të cilët i asistojnë tregojnë se në këtë qendër kanë qëndruar 50 persona, por vetëm 2 prej tyre  kanë arritur të përfundojnë programin. Bledi mund të jetë një prej tyre.  

Një histori e cila vjen nga gazetare Klodiana Kapo dhe operator Besfort Kryeziu.

Top Channel