Degjeneron Hallouini në Britani

01/11/2015 00:00

Degjeneron Hallouini në Britani. Policia ka qenë shumë e zënë natën e së shtunës duke arrestuar të rinj të cilët e kishin ekzagjeruar me alkoolin dhe drogën.

Imazhet që janë publikuar në mediat ishullore tregojnë policët duke arrestuar djem dhe vajza të cilët kanë filluar të shkatërrojnë pronën publike.

Fotoja që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë e ajo dy policëve të cilat kanë shtrirë në tokë një femër, pasi kishte kundërshtuar arrestyimin.

Edhe pse nuk flitet për një numër të saktë të të arrestuarve, policia është shprehur shumë e shqetësuar me sjelljen e dhunshme të të rinjve britanikë, që përfshijnë edhe mosha nën 18-vjeç.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel