Superiorja, Tirana rikthehet te fitorja me Dajën në stol

01/11/2015 00:00

Trajneri Ilir Daja ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës, pasi bardheblutë mposhtën në “Qemal Stafa” 2-1 Kukësin.

Tirana shënoi dy herë në pjesën e parë. Në fillim ishte mbrojtësi Gentian Muça që e dërgoi topin në rrjetën e miqve, ndërsa Fukui në 7 minuta nga fundi i pjesës së parë harkoi topin që përfundoi në këmbët e Franc Veliut, i cili e devijoi në portën e tij.

Në minutën e 55 Kukësi i udhëhequr nga Flores në sulm tentoi të ngushtonte diferencën, por goditja e brazilianit nuk u finalizua me sukses.

Kukësi i ngushtoi diferencat në minutën e parë të kohës shtesë me një gol të Micit që vlen thjesht sa për statistika. Skuadra e Dajës e menaxhoi rezultatin duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren që e ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 3 me 16 pikë.

Top Channel