Veseli, letër opozitës: Votoni MSA-në!

01/11/2015 20:20

Kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli fton deputetët e tri subjekteve opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, AAK dhe NISMA që të marrin pjesë në punimet e seancës parlamentare të së hënës në të cilën do të ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

“Ejani, të bëjmë së bashku historinë tonë”, shkruan Kadri Veseli në një letër publike drejtuar opozitës. Ai thotë se e hëna duhet të jetë ditë e unitetit, bashkëpunimit dhe e veprimit të përbashkët.

“Ditë kur -siç shkruan kryeparlamentari kosovar- të gjithe ne, që përfaqësojmë qytetarët e Republikës së Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojmë para qytetarëve dhe para botës se në veprimin tonë politik, mbi të gjitha, udhëhiqemi nga interesat madhore të vendit tonë dhe nga vizioni i përbashkët që kemi për të ardhmen e vendit tonë”.

Top Channel