Ëmbëlsirë apo rreng…Hallouini në Shtëpinë e Bardhë

01/11/2015 00:00

Ëmbëlsirë apo rreng…presidenti amerikan Barak Obama luan me fëmijën e një prej punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, në zyrën e tij në rezidencë.

Fotoja është postuar në faqen zyrtare të shtëpisë së bardhë dhe është shpërndarë në mediat sociale.

Analistët ndërkohë kanë vërejtur se fëmija mban veshur një kostum elefanti, që është edhe simbol i partisë kundërshtare. Në sfond të fotos shihet edhe një portret i Abraham Lincoln, presidentit që i dha fund skllavërisë së njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

Ndërkohë, kopshti i Shtëpisë së Bardhë është shndërruar në një pyll të magjishëm ashtu siç e do tradita e festës së Hallouinit me presidentin Barak Obama dhe zonjën e parë Michelle që kanë pritur shumë fëmijë me maska, që nga kungujt, akrobatët e xhonglerët…por ai që ka triumfuar është një fëmijë shumë i vogël, i veshur si papa, me një papëmobil, që ka tërhequr vëmendjen e presidentit. Vetë zonja e parë dhe presidenti, nuk kishin veshur një kostum me rastin e festës.

Top Channel