Bëhuni gati, JLO pritet të shpërthejë…

01/11/2015 00:00

Ajo po përgatitet për koncertet e saj në rezidencën e Las Vegas, të cilat startojnë në muajin janar. Jennifer Lopez tashmë e di se cila është atmosfera që ajo dëshiron të krijojë në ato koncerte.

Ndërkohë që ylli 46-vjeçar shpreson që të jetë një publik energjik, ajo shprehet: “Shfaqjet e bukura të bëjnë të kërcesh, të bërtasësh dhe të hidhesh sa më shumë të jetë e mundur. Dëshiroj që njerëzit të jenë vërtetë të lirë për të bërë çfarë dëshirojnë”.

Jennifer nuk do të performojë vetëm këngët e saj në këtë event por do të nderojë edhe emrat e mëdhenj të muzikës të cilët gjithmonë i ka adhuruar’.

“Po mendoj të bëj shfaqjen më të mirë që mund të keni parë ndonjëherë nga Jennifer Lopez. Dëshiroj që çdo shfaqje të jetë ndryshe nga njëra-tjera, që çdo shfaqje të jetë një eksperiencë e re”, ka thënë Lopez për revistën “Ocean Drive”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel