F1, Rosberg: Fitorja më e bukur sezonale

02/11/2015 08:50

Nico Rosberg ishte fituesi i Çmimit të Madh të Meksikës, duke lënë pas Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas. Piloti gjerman i Mercedesit dominoi të gjithë fundjavën dhe pas garës u shpreh se kjo ishte fitorja e tij më e bukur e sezonit.

“Ishte një ditë fantastike, një garë e mrekullueshme dhe një betejë e bukur. Jam i lumtur për fitoren, ishte më e bukura e sezonit”, tha Nico Rosberg.

Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, e lavdëroi gjermanin: “Zhvilloi një garë të shkëlqyer. Dua të përgëzoj edhe tifozët meksikanë sepse kurrë më parë nuk kisha parë një ambient të tillë. Dukej si një ndeshje futbolli”.

Top Channel