Abuzimi me ujin e pijshëm, Veliaj: Ndëshkim të gjithëve

02/11/2015 10:20

Janë me mijëra individë por edhe subjekte të cilat kane  vjedhur ujin e pijshëm duke shmangur detyrimet ligjore për vite të tëra. Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në javën kombëtare të ujit, tha se vetëm për një muaj janë identifikuar mbi 10 mijë abuzues, një pjesë e të cilëve e kanë shfytëzuar ujin për të ngritur bizneset e tyre.

“Kemi organizuar disa grupe pune task force si rezultat i të cilës ne kemi nbërë disa bllokime, sekuestrime, arrestime. Janë bllokuar 15 autobote, kemi arrestuar 10 punonjës të UKT, dhe tolerancë zero për këdo punonjës. Kemi bllokuar veprimtarinë e lavazheve apo subjekteve private me lidhje të paligjshme. Në total njësitë e UKT vetëm në këtë muaj të parë kanë ndërprerë 10 mijë pika furnizimi me ujë të pijshëm për arsye debie, njerëz që nuk paguajnë faturën e ujit. Me ujë të pijshëm spërkaten rrugët apo lavazhet duke mos paguar asnjë qindarkë”, tha Veliaj.

Në fund të këtij viti, të gjitha detyrimet e bashkisë do të paguhen përmes një fature të vetme asaj të ujit të pijshëm. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve ka në organigramën e saj rreth 1 mijë punonjës. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se çdo kush prej tyre që ka abuzuar dhe shkelur ligjin tanimë do të mbajë përgjegjësi ligjore

“Ju vetë e dini se shkoni të merrni një certifikatë, ju thonë ‘ik paguaj taksën e pronës dhe pastaj hajde merrni certifikatën’. Vendimi që kemi marrë duke nisur nga fundi i këtij viti, të gjitha detyrimet e bashkisë do të jenë në një faturë të vetme, të shëprndarë në 12 muaj, dhe nuk do të ketë më probleme kur të marr cërtifikatë. Kjo është arsyeja pse të gjitha faturat do të kondesohen në një të vetme”, vijon Veliaj.

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve mbart mbi vete një borxh prej 65 milionë dollarësh ndaj palëve të treta.

Top Channel