Kur Adele përfshihet në dashuri

02/11/2015 00:00

Kënga e re e Adele, “Hello” ka arritur majat në vetëm pak ditë të publikimi të saj, por një studente ka zgjedhur tekstin e kësaj kënge për t’i shkruar në Twitter ish të dashurit e saj. Mashable ka postuar gjithë bisedën mes tyre, ku vajza, Mary Caldarella, i shkruan ish të dashurit Matt vetëm me fjalët e këngës së Adele.

Dialogu:
Caldarella: Duhet të të kisha telefonuar mijëra herë.
Matt: Çfarë? Mendoj se ke ngatërruar Matt-in.
Caldarella: E kam harruar se si ndihesh para se bota të binte në këmbët tona.
Matt: Çfarë do të thuash?
Caldarella: Të them më vjen keq që të theva zemrën, por besoj se kjo s’ka më rëndësi
Matt: Unë jam i vetmi që duhet të të kërkoj falje. Dhe ti gjithmonë e ke thënë këtë. Ti je e vetmja që je shumë mirë tani. Më ndjen ende mungesën?
Caldarella: Pyesja veten nëse pas kaq shumë vitesh ke dëshirë të takohemi të lëmë gjithçka pas.
Matt: Ndjej se do të ndjesh keqardhje për këtë kur të bëhesh esëll.
Caldarella: Nuk është sekret që secilit prej nesh po i mbaron koha.
Matt: Po na mbaron koha?!
Caldarella: Është tipike për mua të flas për veten, më vjen keq. Shpresoj të jesh mirë.
Matt: Zemër, për çfarë po flet? Vërtetë të mungoj kaq shumë?
Caldarella: Dhe në fund mund të them që u përpoqa.
Matt: Herën e fundit që të kërkova të takoheshim kur isha në Auburn me the ‘ik mbushu’.

Postimet e Caldarella u bënë virale, dhe morën mbi 20 mijë pëlqime. “E dija që teksti ishte perfekt për t’ia dërguar ish të dashurit tim. Thjesht doja të shija reagimin e tij”, ka thënë Mary. Epo, kjo është një provë e mirë se vetëm gjëra të mira mund të ndodhin kur përfshihet Adele.

Top Channel