Ekspertët e Venecias, Halimi: Reforma në drejtësi të jetë konsensuale

02/11/2015 12:00

Takimi i ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe Partisë Demokratike ka përfunduar, teksa Eduart Halimi ka shprehur keqardhjen që nuk u arrit në një produkt të përbashkët për reformën në drejtësi.

Ai tha se PD i ka dorëzuar ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe një version të fundit duke shprehur zgjidhjen alternative për reformën në drejtësi.

“Sot diskutimi ishte i nivelit teknik paraprak lidhur me pyetjet qe ata i drejtonin ekspertëve, mënyrën e gjetjes së zgjidhjeve optimale, në mënyrë që reforma të jetë jetëgjatë të jetë konsensuale dhe të shkojë tej kësaj maxhorance. Sot ekspertët e PD i dorëzuan dhe një version të fundit reporterëve të Komisionit të Venecias, duke i shprehur zgjidhjet alternative se si reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Një qëndrim konstruktiv i opozitës, në mënyrë që reforma në drejtë të ecë përpara.

Halimi theksoi se mungesa e tryezave të rrumbullakta deri tani është një element kritik për ecurinë e procesit të reformës në drejtësi.

Top Channel