“Porositësi”, sekuestrohen 6.350 euro falso në Berat

02/11/2015 12:00

Agjentë të policisë së Beratit kanë ekzekutuar në orët e fundit operacionin e koduar “Porositësi”, përmes të cilit është bllokuar një xhiro eurosh të falsifikuara.

Sipas një njoftimi për shtyp të Drejtorisë lokale të Policisë, në kuadër të të operacionit është sekuestruar një shumë prej 6.350 euro në kartmonedha të falsifikuara.

Gjithashtu, vijon njoftimi, përmes operacionit është vënë në pranga posedueësi i shumës, shtetasi Fatos Fisheku, 49 vjeç nga Kuçova.

Njësia policore që kreu operacionin ia ka dorëzuar tashmë materialet prokurorisë së rrethit, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel