Gëzuar ditëlindjen Willow!

02/11/2015 00:00

Will Smith ka zgjedhur një mënyrë mallëngjyese për ti uruar ditëlindjen vajzës së tij 15-vjeçare, Willow. Duke postuar foto të tij me vajzës kur ka qënë e vogël, Will shkruan: Gëzuar ditëlindjen Fasulja ime. 15 vjeçe sot!!”

“Kur ti ke lindur u deshën vetëm dy sekonda që të kuptoja se do të vdisja për ty. Faleminderit që më ke rregulluar zemrën time, dhe më ke mësuar si të dua pa detyrime dhe pa kushte”, shkruan Smith në mesazhin e tij prekës.

Edhe bashkëshortja e tij Jada Pinkett Smith gjithashtu ka postuar një foto të Willow kur ka qënë e vogël duke shkruar: “E kam ditur gjithmonë se do të vinte dita që ti të rriteshe nga veshët e babait tënd. Ti je gjithçka dhe më shumë se sa kisha imagjinuar të ishte vajza ime. Vazhdo të mësosh… të shndrrisësh dhe të dish… se nëna jote të do. Gëzuar ditëlindjen Willowbean! Ti je 15!!!”.

Top Channel