UNHCR: Fluksi i refugjatëve në Europë nuk do të tkurret

02/11/2015 12:30

Shifrat e publikuara nga agjencia e OKB-së për refugjatët tregojnë se fluksi i emigrantëve që i drejtohen Europes, nuk ka gjasa të tkurret. Sipas Kombeve të Bashkuara, 218 mijë vetë kanë kaluar Mesdheun vetëm gjatë muajit tetor. Bilanci i UNHCR-së përbën një rekord të ri mujor.

Përgjatë gjithë vitit të kaluar, numri i emigrantëve që ndërmorrën rrugëtimin e rrezikshëm nga deti për të mbërritur në kontinentin e vjetër, nuk ishte më shumë se 219 mijë gjithsej.

Top Channel