Mjegull e dendur në Londër, anulohen fluturimet

02/11/2015 12:40

Mjegulla e dendur detyroi autoritetet britanike të pezullonin më shumë se 150 fluturime e të shtynin disa të tjerë në shumë aeroporte të vendit.

Pasagjerët e bllokuar janë përballur me një ditë të dytë problemesh, ndërsa në zona të tëra të vendit, përtej 96 metrave nuk shihej dot asgjë.

Kjo situatë vjen në kohën kur Britania përjetoi një fundjavë shumë më të ngrohtë se normalja e sezonit, e madje në disa pjesë të saj temperaturat kanë qënë edhe më të larta se në Romë apo Lisbonë.

Top Channel