Kalorësit e Damat janë jashtë mode, Australia heq titujt e aristokracisë

02/11/2015 12:45

Kalorësit e Damat tashmë janë jashtë kohe, ndaj Australia ka vendosur të heqë dorë nga dhënia e titujve të aristokracisë.

Kryeministri Malcolm Turnbull argumentoi se një sistem i tillë nderimi nuk është më i përshtatshëm në ditët tona dhe mbretëresha Elisabetë e pranoi rekomandimin e kabinetit për heqjen e tyre.

Titujt ishin rivendosur në 2014-tën nga ish kreu i ekzekutivit australian Tony Abbot, por vendimi i shumëdiskutuar i tij për t’i dhënë princit Filip titullin e kalorësit në muajin janar, konsiderohet gjerësisht si një nga faktorët që i kushtoi postin në krye të qeverisë.

Top Channel