Shkodër, do i sekuestronin banesën, vetëvritet 65-vjeçarja

02/11/2015 13:00

Një 65-vjeçare është vetëplagosur paraditen e sotme me pistoletë, brenda ambienteve të shtëpis së saj, në një pallat në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës, e më pas ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë gjendja depresive në të cilën ka kaluar 65-vjeçarja, pasi në banesë i ishin paraqitur punonjësit e zyrës së përmbarimit për të sekuestruar banesën.

Nipi i 65-vjeçares e kishte lënë si garanci hyrjen e pallatit në bankë dhe nuk kishte shlyer kredinë nga gjendja e vështirë ekonomike.

Top Channel