Itali, tenton t’i vërë zjarrin një salle lojrash, humb jetën shqiptari

02/11/2015 13:00

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së djelës në Itali, në tentativë për t’i vënë flakën një salle lojrash fati në zonën e Imperias, pranë qytetit të Xhenoas.

Sipas autoriteteve, i riu ka humbur jeten nga shpërthimi i nje bidoni me benzinë që do të përdorej për të djegur biznesin në fjalë.

Gjatë shpërthimit ka mbetur i plagosur edhe një i ri tjetër që ishte me të në ato momente, ndërkohë që policia ka arrestuar edhe një të tretë, i dyshuar edhe ai si bashkëpunëtor.

Nga të dhënat e para, dy janë pistat që po hetohen. E para është ajo e një atentati të porositur nga kunkurrentët dhe e dyta lidhet me arsyet personale të të riut, për shkak të humbjes së parave ose grindjes me ndonjërin prej pronareve të sallës.

Top Channel