Nishani me ekspertët e Venecias: Reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse

02/11/2015 13:10

Reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e efektshme është shprehur presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë e të detajuar publik me mendimet dhe sugjerimet e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur ligjorë”, ka thënë kreu i shtetit.

Me ekspertët e Komisionit të Venecias është diskutuar edhe për luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe reformimin thelbësor të sistemit gjyqësor, të parë edhe në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe arritjes së standardeve më të përparuara demokratike evropiane.

Pak javë më parë, presidenti Nishani në një letër të gjatë dërguar komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, kërkoi përfshirjen e institucionit të Presidentit në këtë proces, që sipas tij është anashkaluar.

Top Channel