Rumani, trajneri rreh brutalisht lojtarin e stolit (Video)

02/11/2015 14:25

Liviu Petrache, trajner i një ekipi të rinjsh rumun, është protagonist i një nga videove më të klikuara në Youtube të momentit. Ky trajner shihet duke dhunuar brutalisht një nga lojtarët e tij që po qëndron në stol.

Ai godet me shkelm disa herë adoleshentin para se të kthejë vëmendjen nga ndeshja që po luhet në fushë.

Sipas lojtarit, trajneri e rrahu pasi mendonte si ai kishte organizuar shokët e skuadrës për të shkuar në një “fast food”, duke qenë se darka e përgatitur nga kuzhinierët e skuadrës nuk i pëlqente.

Federata Rumune e Futbollit ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel