Basha: Studentët protestues, kundër ligjit korruptiv për arsimin e lartë

02/11/2015 14:25

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur dhe me incidentin e sotëm ku u qëllua me vezë nga studentët automjeti i kryeministrit Edi Rama. Basha tha se studentët janë kundër ligjit sipas tij, “korruptiv dhe primitiv për arsimin e lartë në Shqipëri.

“Aktivistët ë lëvizjes studentore për universitetet janë arrestuar e keqtrajtuar pas një demonstrimi që kanë bërë në dalje të Edi Ramës. Së pari dua të them që PD dhe unë kemi qënë, jemi dhe do të jemi në krah të studentëve pedagogëve dhe prindërve, kundër ligjit korruptiv primitiv për arsimin e lartë në Shqipëri. Këta studentë nuk kanë asnjë lidhje politike me PD-në”, deklaroi Lulzim Basha.

Ndërkaq, ish kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook shkruan se sot ka nisur revolta e studentëve. “Sot studentet e Universiteteve te Tiranes, ne nje akt revolte te thelle gjuajten me veze te prishura Edvin Kristaq Ramen, njeriun qe ne nje akt urrejtjeje ndaj te rinjve mbylli me antireforemen e tij, dyert e universiteteve per te varferit e vendit. Me kete ligj, Edi Rama dekapitoi autonomine e unversiteteve dhe kundrejt ryshfeteve te majme bllokoi gradat shkencore ne universitet publike per llogari te universiteteve te klienteles se tij private”, shkruan z. Berisha.

Top Channel