Maqedoni, Metju Nimiç: Koha e duhur për zgjidhjen e çështjes së emrit

02/11/2015 14:40

Pas thuajse një viti heshtjeje lidhur me bisedimet mbi çështjen e emrit, në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”, Metju Nimiç ka deklaruar se tani është koha e duhur për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nimiç ka shpalosur planin e tij 7-pikësh për arritjen e kompromisit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke rënë dakord për një emër të përbërë nga përcaktuesi gjeografik që do përfshijë edhe termin Maqedoni.

“Fillimisht, duhet të arrihet marrëveshje për emrin e shtetit, që do të përfshinte termin Maqedoni. Por, edhe një përcaktues të arsyeshëm, sipas mendimit tim, përcaktues gjeografik, do të ishte më mirë me qëllim që të sigurohet dinjiteti i shtetit, por gjithashtu që të kufizohet nga pjesë e madhe e Maqedonisë, e pandashme nga Greqia”, ka thënë  Metju Nimiç, ndërmjetësi i posaçëm i OKB-së për çështjen e emrit.

Metju Nimiç ka qëndruar në korrik të vitit të kaluar në Shkup dhe Athinë, kur përpjekjet e tij për afrimin e qëndrimeve të palëve drejt një zgjidhjeje të përbashkët rezultuan pa sukses.

Top Channel