Naço: Venecia, garanci për reformë cilësore në drejtësi

02/11/2015 16:45

Drafti i paraqitur nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka në thelb të vet luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë

Kjo ishte garancia e dhënë nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në përfundim të takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias.

Naço tha se prania e ekspertizës së këtij komisioni është një garanci e fortë për një reformë që do ta drejtojë vendin në rrugën e duhur për në Bashkimin Europian dhe vlerësoi se ekspertiza juridike e Venecia është e nivelit më të lartë në këtë drejtim.

Top Channel