Kur të del pija, është tepër vonë…

02/11/2015 00:00

Konsumimi i alkoolit në një masë të madhe apo sistematikisht mund të sjellë pasojë të rënda për shëndetin tuaj. Por ajo që ka përjetuar një person nga Swansea, Uells, është vërtetë e veçantë.

Ai ka vendosur të flasë për përvojën aspak të këndshme pas një nate konsumi pa masë të alkoolit në prani të shokëve të tij.

“Nuk më kujtohet asgjë nga ajo natë, por kur u zgjova nga gjumi në mëngjes pash fytyrën time në pasqyrë dhe çuditërisht kisha të vizatuara një palë syze në fytyrë. Mendova se do të ishte bojë stilolapsi, por nuk ishte kështu. Më kishin bërë tatuazh dhe unë nuk mund ti hiqja më. Nuk më kujtohet asgjë pasi isha në gjendje të dehur”, shprehet personi, i cili nuk preferon të identifikohet.

Kjo sigurisht që ishte e tepërt, pasi shpesh ai tallej nga persona të ndryshëm. Kështu që vendosi ta hiqte tatuazhin e shpifur mbi fytyrën e tij. Edhe pse pas trajtimit me laser pjesa më e madhe është larguar nga fytyra, kanë ngelur ende disa shenja. Megjithatë ky person është i lumtur që deri diku e largoi këtë njollë në fytyrën e tij, ndërsa tashmë ka vendosur që të mos e teprojë më me alkoolin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel