Taylor Swift kopjoi tekstin e “Shake It Off”?!

02/11/2015 00:00

Taylor Swift ka publikuar këngën e saj “Shake It Off” vitin e kaluar, por artisti i R&B, Jesse Braham, pretendon se ajo ka kopjuar tekstin e këngës së tij të vitit 2013 “Haters Gone Hate”.

Teksti i këngës së Jesse Braham dhe “Shake It Off” nga Taylor Swift kanë deri diku ngjashmëri, por ende nuk është e qartë nëse këngëtarja e ka marrë nismën pikërisht nga kënga “Haters Gone Hate”.

Sipas uebsajtit “New York Daily News”, ai kërkon një dëmshpërblim prej 42 milionë dollarësh dhe dëshiron që ta mbajë ai firmën e kësaj kënge.

Top Channel