Sulmi me vezë ndaj Ramës, Vetëvendosje mohon përfshirjen

02/11/2015 00:00

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka mohuar faktin, që aktivistë të saj të kenë kryer ndonjë aksion në Shqipëri, duke goditur me vezë kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Pas raportimeve se, të rinjtë që kanë gjuajtur Edi Ramën me vezë janë aktivistë të Vetëvendosjes, ka reaguar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Frashër Krasniqi.

Ai ka thënë se, dy nga 3 personat që kishin marrë pjesë në gjuajtjen e vezëve ndaj kryeministrit, Edi Rama, nuk janë aktivistë të Vetëvendosjes prej mëse një viti, apo më shumë. Ndërsa personi i tretë, sipas Krasniqit, nuk ka qenë asnjëherë aktivist i Vetëvendosjes.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje me Vetëvendosjen. Ata i takojnë një organizate studentore dhe aksionin e tyre e kanë bërë në kuadër të saj”, ka thënë Krasniqi në një reagim të postuar në Facebook, pas njoftimeve mediatike në Kosovë se, aktivistë të kësaj lëvizjeje kishin marrë pjesë në aksionin kundër Ramës në Tiranë.

Top Channel