E ç’rëndësi ka “make-up”-i për Mel B

02/11/2015 00:00

Ish-pjesëtarja e Spice Girl, tashmë në moshën 40-vjeçare, është fotografuar në fundjavë duke bërë vrap në Hollywood Hills.

Dukej qartë se nëna e tre fëmijëve nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi “make-up”-it, ndërsa tek ajo binin në sy format e saja trupore, të cilat ishin ekspozuar më së miri në streçet e zeza të përshtatura për vrap që ajo kishte veshur.

Kjo ishte hera e dytë brenda një javë që Mel B është parë duke vrapuar. Herën e parë ajo kishte zgjedhur një veshje me më shumë ngjyra, ndërsa edhe në atë rast kishte ekspozuar më së miri format bëshme të saja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel