Zyrtari i DASH: Të drejtat e komunitetit LGTB, çështje globale

02/11/2015 00:00

Të gjithë personat, që janë pjesë e komunitetit LGTB, tani mund të mbrohen përmes ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se zbatimi i këtij ligji është i rëndësishëm dhe kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike.

“Për herë të parë kemi në mënyrë të shprehur dhe të hapur ofrimin e mbrojtjes përmes një legjislacioni bashkëkohor ndaj komunitetit LGTB, duke e përfshirë qoftë orientimin seksual, ashtu dhe identitetin gjinor, si një ndër shkaqet për të cilat ofron mbrojtje ky ligj”, tha Irma Baraku, komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi.

“Ka kaluar një periudhë dyvjeçare dhe koha e ndryshimeve duhet mbajtur. Koha e përmirësimeve ligjore dhe ai i zbatimit të atyre ligjeve që ne miratojmë duhej të ishte më i lartë dhe më i ndryshëm”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit, Randy Berry tha se kjo është një çështje globale. Ai theksoi se, kjo nuk është një çështje shqiptare apo amerikane, por një çështje globale, ku duhet të zbatohet parimi i të drejtave të barabarta.

Avokati i Popullit konsideroi si mjaft të rëndësishëm edhe rolin e trupës gjyqësore, si dhe organeve të ruajtjes së rendit, në mënyrë që të mos përdoren standarde të dyfishta, por të respektohen ligjet në fuqi.0

Top Channel