Shoferi i taksisë përleshet me pasagjerin e dehur (VIDEO)

02/11/2015 21:20

Një shofer taksie është sulmuar fizikisht nga nja pasagjer i dehur në Kaliforni, ndërsa e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamera që ndodhej në makinë dhe më pas është publikuar në internet.

Me sa duket në video shoferi e ka pyetur pasagjerin se ku donte të shkonte, por ai nuk ishte në gjendje të tregonte destinacionin për shkak se ishte në gjendje të dehur. Në këto momente, taksisti i ka ndaluar makinën dhe i ka kërkuar atij të zbriste pasi nuk dinte se ku do të dërgonte, por në këto momente ka nisur edhe sulmi ndaj tij.

Taksisti Edward Caban dëgjohet teksa i drejtohet pasagjerit: Ju jeni në gjendje të dehur, ndërsa unë nuk kam një destinancion se ku t’ju dërgoj.

Në këto mente udhëtari godet shoferin nga sedilja e pasme e makinës, ndërsa më pas e tërheq edhe prej flokësh. Taksisti reagon menjëherë duke e spërkatur me spraj për të mbrojtur veten.

Përfaqësues të kompanisë së shërbimit taksi, “Uber”, kanë thënë se kanë falenderuan taksistin për reagimin e tij, ndërsa thanë se pasagjerit i është ndaluar përgjithmonë udhëtimi me këtë kompani.

Top Channel