Avioni rus, presidenti egjiptian: Pista e ISIS, propagandë

03/11/2015 00:00

Presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi i ka cilësuar si “propagandë” deklaratat se milici të lidhura me Shtetin Islamik rrëzuan avionin rus mbi Sinai.

Ai tha për BBC se është shumë herët për të dhënë se cfarë e shkaktoi ngjarjen.

“Propaganda se atë avion e rrëzoi ISIS është një mënyrë për të dëmtuar Egjiptin, imazhin dhe sigurinë e tij. Më besoni, situata në Sinai, sidomos në këtë zonë, është tërësisht nën kontroll”, deklaroi Al Sisi.

Ai shtoi se është ende shumë herët për të thënë se cfarë e shkaktoi shpërthimin e avionit. Presidenti Al Sisi paralajmëroi rrezikun që mund të burojë nga përfundime të ngutura, duke thënë:

“Të gjithë ata që janë të interesuar për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje janë të mirëpritur për të marrë pjesë në hetim”.

Edhe shefi i CIA-s, James Clapper deklaroi se nuk ka një provë direkte për një përfshirje të terrorizmit, por shtoi se kjo është një pistë që nuk mundt ë injorohet.

Avioni tip “Airbus” me numër 321 thuhet se ka shpërthyer në ajër, teksa fluturonte mbi Sinai, duke i marrë jetën 224 personave që ndodheshin në bord.

Ditën e hënë, linja ajrore në zotërim të objektit fajësoi “aktivitete të jashtme” për incidentin. Por shefi i Agjencisë Federale të Aviacionit në Rusi, Aleksandr Neradko tha se një deklaratë e tij ishte e parakohshme dhe e pabazuar në fakte.

Milicia e Shtetit Islamik në gadishullin e Sinait shpërndau më herët një deklaratë për shtyp, ku merrte përgjegjësinë e rrëzimit të avionit me 224 pasagjerë.

Top Channel