Elbasan, tenton të korruptojë gjyqtarin; arrestohet

03/11/2015 00:00

Një person është arrestuar mëngjesin e së martës në Elbasan, në përpjekje për të ushtruar korrupsion ndaj një zyrtari.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Gëzim Peçi, i cili i ka ofruar para një gjykatësi të rrethit.

Në momentin e ndalimit, në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi të paktën 36 mijë lekë të reja të cilat Peçi do t’ia jepte një prokuroreje dhe kjo e fundit më pas do të mundësinte dhënien e tyre tek gjyqtari.

Top Channel