Gjyqtari feston golin

03/11/2015 11:35

Supozohet që arbitri i një takimi të fshehë emocionet dhe të qëndrojë mbi palët në një ndeshje futbolli, por jo gjithmonë mund t’ja arrijnë.

Gjyqtari anglez, Mike Dean nuk i bëri dot ballë gëzimit të golit të dytë të Totenhemit në ndeshjen e zhvilluar ndaj Aston Vilës, të fituar nga “Spursat” me rezultatin 3-1.

Kur topi përfundon në rrjetë për herë të dytë për skuadrën vendase, Dean ngre duart lartë në shenjë gëzimi dhe vrapon drejt lojtarit që shtyu topin në rrjetë, por fatmirësisht e kupton rolin e tij në fushë dhe kthehet në kohë për të treguar me dorë rinisjen e lojës nga mesi i fushës për Aston Villa-n.

Top Channel