“Rrënja e Zezë”, 4 të arrestuar në Mirditë; sekuestrohen armë e drogë

03/11/2015 12:10

Agjentë të policisë së Mirditës kanë ekzekutuar në orët e fundit operacionin e koduar me emrin “Rrënja e Zezë”, gjatë të cilit janë arrestuar 4 persona dhe janë sekuestruar armë e një sasi narkotikësh.

Në një njoftim zyrtar thuhet se në pranga kanë rënë familjarët Pjetër, Ndok dhe Viktor Nikolli, të moshave 53, 50 dhe 42 vjeç, si dhe shtetasi Radoin Jaku, 20.

Gjithashtu, autoritetet policore kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, vëllezërit Astrit dhe Ilir Nikolli, përkatësisht 29 dhe 26 vjeç.

Ndërkohë janë sekuestruar: 1kg  bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 2 armë zjarri automatike model 56, 2 krehëra fishekësh, 1 armë e ftohtë bajonetë, 1 automjet, 2 aparate celularë, 5 radio transmetuese, 2 peshore elektronike, 2 palë dylbi, 1 shkop bejsbolli dhe 17 mjete të tjera prerëse.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Lezhës, për procedimin e mëtejshëm të rastit.

Top Channel