Pitella: Shqipëria po ecën në rrugën e duhur

03/11/2015 13:00

Në takimin me Ilir Metën, Giani Pittella vlerësoi progresin e vendit në drejtim të integrimit europian. Ai u ndal tek reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe ajo në administratën publike si tejet të rëndësishme për hapa konkretë drejt çeljes së bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

“Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe qeveria ka bërë reforma të thella në drejtimin pozitiv. Po bëhen një përpjekje më të mëdha në luftën kundër korrupsionit, ka progres në reformën e administratës publike, ka një përparim domethënës në respektimin e të drejtave të njeriut dhe duhen hapa domethënës në reformën në drejtësi në mënyrë që në 2016 të çelen negociatat për anëtarësim”, deklaroi Pitella.

Rëndësinë e reformës në drejtësi e vuri në dukje edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Ai tha se Shqipëria pret me interes progresraportin, që do të jetë një program pune për institucionet e vendit.

“Reforma në drejtësi do të bënte të mundur një mbështejte më të plotë për hapjen e negociatave. Presim me interes progresraportin për këtë vit të cilin do ta studiojmë më vëmendje dhe një progam pune për të gjithë institucionet tona në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet progresin në procesin e integrimit europian”, tha Meta.

Top Channel