Serialet e sezonit të ri në Top Channel

03/11/2015 00:00

Nga kjo javë, në e Top Channel nisin transmetimet e sezoneve të reja të serialeve që kanë mbajtur mbërthyer publikun ndërkombëtar para ekranit me shikueshmëri rekord; Homeland dhe Downtown Abbey.

Nga sot mbrëma, çdo të martë ora 21:45, Homeland, seriali thriller politik, fitues i 6 çmimeve primetime Emmy, përfshirë edhe çmimin për serialin dramë më të mirë dhe 5 Golden Globes.

Sezoni 3 nis me pasojat e një sulmi të tmerrshëm terrorist që shkatërroi aparatin e CIA-s, sulmi i dytë më i madh pas 11 shtatorit dhe nxiti një përndjekje globale për terroristin më të kërkuar në botë, Nick Brody. Ndërsa Kerri dhe Saul përpiqen të ekuilibrojnë jetët e tyre të tronditura profesionale dhe personale, ata përfshihen në një furtunë politike e mediatike të rrethuar nga sulmi terrorist dhe kërkimi i vazhdueshem per vendndodhjen e Brodit.

Teksa Saul tradhton Kerrin duke marrë drejtimin e CIA-s, çfarë do të ndodhë me fatin e Brodit dhe a është ai i pafajshëm, apo po bën një lojë të dyfishtë?

Nga e shtuna, nis sezoni i trete i serialit drame historik; Downtown Abbey, fitues i 9 çmimeve primitime Emmy, 2 Golden Globe dhe tre Bafta.Në sezonin e ri, Doënton Abbey ka marrë jetë pas luftës dhe perspektiva e dasmës së lënë pezull të Merit me Methjun përshpejton shumë gjëra, sikurse dhe ardhjen e mamasë së Kores nga Amerika, Martha Levinson.

Bota e Re dhe Bota e Vjetër do të përplasen ndërsa Marta vë në provë traditën në Doënton dhe durimin e Ledi Violetës së mrekullueshme.

Ndërkohë, nga e hëna e ardhshme, nga 20.50: Skuadra Antimafia. Komisari Calcaterra dhe skuadra e tij gjenden përballë agjentit Filippo De Silva, i cili bëhet i gjallë pas shumë kohësh. Ai tashmë punon për një agjenci sekrete dhe merr kontakte në burg me Veronica Colombon, duke i premtuar asaj lirinë. Por me çfarë çmimi? Në Catania, një tjetër familje mafioze zgjerohet. Ata janë të rinj dhe të gatshëm për të bërë aleanca të rrezikshme.

Top Channel