Mike Myers, baba për herë të tretë

03/11/2015 00:00

Aktori Mike Myers dhe bashkëshortja e tij janë bërë sërish prindër. Zëdhënësja e komikut 52-vjeçar tha se çifti është bërë me vajzë ditën e hënë.

Vogëlushja e quajtur Paulina është fëmija i tretë i protagonistit të filmit “Austin Powers”, i cili me bashkëshorten e tij ka edhe djalin Spike (4 vjeç) dhe vajzën Sunday Molly (2 vjeç).

Mike Myers është martuar në vitin 2010 me Kelly Myers, pas një lidhjeje që zgjati 4 vjet.

Top Channel