Djali që ka për emër formacionin e Leeds-it të vitit 1992

03/11/2015 00:00

Një djalë skocez ka pasur fatkeqësinë që babain ta ketë një tifoz shumë të çmendur të Leeds United, aq sa për emër t’i zgjidhte të gjithë mbiemrat e futbollistëve të formacionit të vitit 1992, sezon kur kjo skuadër fitoi Premier League-n.

Emri i plotë i 22-vjeçarit Dominic Cazaux është Dominic Andrew Lukic Newsome Fairclough Whyte Dorigo McAllister Batty Strachan Speed Chapman Cantona Cazaux.

Në mes të emrit të parë (Dominic) dhe të dytë Andrew (emri i babait) dhe mbiemrit (Cazaux), 22-vjeçari ka 11 lojtarët e suksesshëm të atij Leeds-i të përbërë nga John Lukic, Jon Newsome, Chris Fairclough, Chris Whyte, Tony Dorigo, Gary McAllister, David Batty, Gordon Strachan, Gary Speed, Lee Chapman dhe Eric Cantona.

“Prindërit e mi janë tifozë të çmendur të Leeds-it. Ata i shkruajtën trajnerit të atëhershëm të skuadrës, Howard Wilkinson, për t’i marrë leje. Pasi trajneri pyeti edhe lojtarët, pranoi. Mendoj se edhe nëse nuk do e fitonin atë vit kampionatin, mua këtë emër do të më vinin”, thotë Dominic.

Top Channel