Indi, 28-vjeçari pret gjuhën në një ritual fetar, vdes nga gjakderdhja

03/11/2015 00:00

Një 28-vjeçar indian vdiq nga gjakderdhja pasi preu gjuhën e tij në një ritual sakrifikimi ndaj një zoti hindu. Deepak Kol humbi ndjenjat vetëm disa minuta pasi preu gjuhën me thikë gjatë festivalit të shenjtë Navratri.

Por, në vend që ta dërgonin me urgjencë në spital, familjarët e tij u munduan ta ringjallnin me lutje dhe duke i kënduar himne.

Ngjarje të tilla janë të zakonshme në Indi, ku besimtarët kryejnë sakrifica për zotat hindu.

Top Channel