Të famshme prej të dalit nudo

03/11/2015 00:00

Udhëtimi i saj lakuriq është temë e legjendave. Lady Godiva mendohet se u shfaq lakuriq mbi kalë, vetëm për të detyruar burrin e saj të ulte taksat. Bashkëshorti Leofric kishte premtuar se do të ulte taksat, vetëm nëse ajo do të shfaqej pa rroba, duke ecur me kalë nëpër qytet.

Simonetta Vespucci ishte një grua e e periudhës italiane të Rilindjes, e njohur për bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Ajo tërhoqi vëmendjen dhe u bë muza e piktorit të famshëm Sandro Botticelli. Shumë vepra të tij janë frymëzim nga bukuria e saj, përfshirë edhe Lindjen e Venerës.

Marilyn Monroe është shembulli i përkryer i vajzave ende të panjohura, që bëjnë gjithçka për t’u bërë e famshme, përfshirë edhe foto nudo. Ajo u shfaq në fotot e saj lakuriq në vitin 1949, duke dashur të hynte në botën e aktrimit. Katër vite më vonë, kur ajo filloi të marrë role të mëdha, Hugh Heffner bleu të drejtat për fotot, duke i publikuar në revistën “Playboy”. Fillimisht, Marilyn Monroe u zu ngushtë nga fotot nudo në kalendarë dhe revista, por justifikimi i saj se s’kishte parà për të paguar qiranë fitoi simpatinë e publikut dhe nuk e dëmtoi karrierën e saj. Fotot i bënë publicitet, duke e bërë bjonden më të famshme të të gjitha kohërave.

Demi Moore është personazhi i njërës prej kopertinave më të famshme në histori. Në vitin 1991, gjatë kohës që ishte shtatzënë, ajo pozoi nudo për revistën “Vanity Fair”. Sot mund të duket normale, por për shoqërinë e kohës ishte në kufijtë e të pranueshmes.

Në fillim të viteve ’90, Madonna publikoi librin “Sex”. Ndoshta në fillim më shumë për të provokuar, ky libër tani konsiderohet si post-feminist i guximshëm dhe artistik. Edhe pse libri përmban poezi, tregime dhe ese, ai është lexuar kryesisht për imazhet e fantazive seksuale. Madonna është me fat, sepse veprimet e saj sot konsiderohen art.

Askush nuk mund të interpretojë në film një femër nudo si Kate Winslet. Ajo është ndër të paktat aktore, që luajnë role të tilla dhe janë të respektuara në Hollywood, edhe pse nuk ka një trup perfekt. Ajo është bërë e famshme për skenën e filmit “Titanic”, ku parqitet lakuriq në një shtrat për tu skicuar nga Jack. Një fakt interesant, që shumë njerëz nuk e dinë, është se skica në fakt është bërë nga regjisori James Cameron.

Top Channel