Grabitje me armë në Shkodër

03/11/2015 19:40

Persona me maske dhe të armatosur kanë kryer një grabitje gjatë pasdites së kësaj të marte në Shkodër.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në vendin e quajtur “Beltorja”, në një rrugë dytësore afër aksit rrugorë Shkodër-Tiranë. Grabitja është kryer nga 3 shtetas me maska dhe të armatosur, të cilët i kanë grabitur shtetasit F. A. dhe të fejuarës së tij E. L. nën kërcënimin e armës rreth 7000 lekë të reja dhe një “iPhone5”.

Sipas policisë së Shkodrës, autorët kanë qenë me një mjet fuoristradë.

Mësohet se policia e Shkodrës ka angazhuar një numër të madh efektivësh, ku janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Top Channel