Shkodër, të shtëna automatiku në drejtim të një lokali

03/11/2015 00:00

Dy ngjarje të renda brenda pak orësh kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës. Në drejtim të një lokali, pronë e shtetasit me iniciale A.L. në periferi të qytetit, në lagjen “Dracin”, është qëlluar me breshëri automatiku.

Për fat të mirë, përsonat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa u dëmtuar, ndërsa nga të shtënat ka pasur dëme materiale. Për momentin ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje të gjithë personat, që ndodheshin brenda në lokal.

Ndërsa në fshatin Beltojë, një çift të fejuarish me iniciale F.A. dhe E.J. janë grabitur nga disa përsona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri. Nën kërcënimin e armëve, çiftit i është marrë një shumë prej 7 mijë lekësh të reja dhe një telefon iPhone.

Grabitësit më pas janë larguar me një fuoristradë pa targa dhe xhama të zinj. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa në hyrjet dhe daljet e zonës ku ndodhi ngjarja janë ngritur postblloqe të lëvizshme.

Top Channel