Champions, Real e City sigurojnë biletat për 1/8-at

03/11/2015 00:00

Real Madrid dhe Manchester City janë skuadrat e para që kanë arritur të sigurojnë një biletë për fazën e 1/8-ve të Champions League.

Spanjollët fituan 1-0 në fushën e tyre përballë PSG-së falë një gabimi të portierit Trapp që i dhuroi fitoren djemve të Benitez. Gjithsesi, goli mban firmën e mbrojtësit Nacho, që hyri në lojë dy minuta para se të realizonte golin vendimtar.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Shakhtar Donetsk mposhti 4-0 Malmon, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt Europa League.

Në Grupin B, Manchester United fitoi 1-0 përballë CSKA Moskës, me një gol të realizuar nga Wayne Rooney, duke i dhënë fund periudhës prej 6 orëve pa shënuar gol.

PSV vazhdon të shpresojë për një vend në fazën e 1/8-ve pasi fitoi 2-0 ndaj Wolsburgut. Golat për holandezët i shënuan Locadia dhe De Jong.

Në Grupin C, Benfica shënoi fitore 2-1 në sfidën ndaj turqve të Gallatasaray dhe tani kërkojnë vetëm një pikë nga dy sfidat e ardhshme për të siguruar biletën për 1/8-at. Ndërsa, Ateletico Madrid bëri një hap fals duke barazuar  pa gola në Kazakistan me Astanën.

Në Grupin D, Manchester City fitoi në transfertë ndaj Sevillas 1-3 duke u kualifikuar për fazën e 1/8-ve. Nënkampioni anglez bëri gjithçka mirë në pjesën e parë me Sterling e Fernandinho që shënuan shumë shpejtë. Tremoilinas i dha një shpresë Sevillas kur shënoi për 1-2, por Bony mbylli llogaritë me golin e tretë.

Juve nuk arriti më shumë se një barazim në Gjermani, në sfidën ndaj Gladbach. Kampionët italianë mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë në fushë, pasi Hernanes u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje.

Johnson shënoi për vendasit, ndërsa Lichstenier barazoi pas një asisti të Pogbasë. Ky barazim i dhuroi edhe kualifikimin Cityt, por ndërkohë edhe Juve është fare pranë fazës së 1/8-ve.

Top Channel