Akuzat e PD, reagon qeveria: Rama udhëton si qytetarët, Berisha fluturonte në biznes

03/11/2015 23:30

Pas deklaratës së Grida Dumës nga selia blu, nëpërmjet portalit “transparenca.al” ka reaguar dhe qeveria duke sjellë shifra, sipas të cilave, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mesatarisht gjatë një viti po aq herë sa edhe ish-kryeministri Sali Berisha, por sipas saj, shpenzimet e kryeministrit aktual janë shumë më të ulëta se sa paraardhësi i tij.

“Arsyeja është se Edi Rama udhëton brenda Europës në klasin ekonomi, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë. Kurse ish-kryeministri Berisha ka udhëtuar gjithmonë në klasin biznes”, thuhet në faqen “transparenca.al”, e cila ka publikuar dhe shifrat e shpenzimeve të udhëtimeve të kryeministrave nga viti 2007 deri në vitin 2014.

Top Channel