Momenti i tmerrshëm kur polici vret gruan e tij me pistoletë (Kujdes! Pamje të rënda)

04/11/2015 10:50

Një polic brazilian është regjistruar teksa ndjek me vrap bashkëshorten e tij dhe e qëllon me pistoletë në rrugë. 46-vjeçari vrau gruan e tij 36-vjeçare Veridiana Rodrigues Carneiro në Uberlandia, në datën 20 tetor, por videoja është postuar “online” vetëm ditët e fundit.

Burime pranë çiftit i kanë thënë policëve se ata kishin debatuar ashpër përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Polici shihet teksa e qëllon në shpinë gruan dhe në momentin që ajo rrëzohet në tokë, e qëllon edhe 11 herë të tjera nga afër.

Pas vrasjes makabre, burri u mbyll në shtëpi dhe doli vetëm pas disa orë negociatash me policinë.

Top Channel