Rrëzohet avioni në Sudanin Jugor, të paktën 25 viktima

04/11/2015 00:00

Një avion transporti u rrëzua pak pas ngritjes nga Aeroporti ndërkombëtar i kryeqendrës së Sudanit Jugor, Juba, duke vrarë 25 vetë. Ndërkohë, disa raporte e vendosin numrin e të vdekurve në 40.

Nuk dihet ende me saktësi sa prej viktimave ishin në avion, e sa në tokë. Zyrtarët lokalë thonë se mjeti i prodhimit rus u përplas kur ishte vetëm 800 metra larg pistës së fluturimit.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Presidentit, Ateny Wek Ateny i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se, nga ngjarja ka të paktën dy të mbijetuar, një anëtar ekuipazhi dhe një fëmijë.

Avionët e transportit në Sudanin Jugor shpeshherë marrin në bord edhe pasagjerë.

Top Channel