“Nuk është ashtu siç duket, kam futur barkun brenda”

04/11/2015 00:00

Alyssa Milano po kalon disa ditë pushimi dhe ka përfituar për të treguar në rrjetet sociale trupin e saj pas lindjes. Duke pozuar me një kostum banjoje, aktorja ka bërë shaka duke sqaruar në përshkrimin e fotos se jo gjithçka është ashtu siç duket.

“Po e fus barkun brenda”, shkroi 42-vjeçarja, e cila gjithmonë ka thënë se trupi i femrës nuk është bërë për t’u dukur mirë në bikini.

“Trupi i femrës duhet të jetë i rehatshëm për fëmijën dhe i rehatshëm është kur ka tule”, ka thënë Alyssa.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel