Prrenjas, ushtria nis shkatërrimin e shkëmbit që rrezikon banesat

04/11/2015 14:40

Me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes ka nisur shpërthimi i masivit shkëmbor që rrezikon fshatin Sutaj në Bashkinë e Prrenjasit. Në këtë operacion janë angazhuar 15 forca të ushtrisë, të cilët përveç shpërthimeve po bëjnë edhe lëvizjen e gurëve me mjete mekanike për të mos rrezikuar shtëpitë e këtij fshati.

Për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e vështirë ndërhyrja e ushtrisë. Atyre u është dashur t’i ngjiten malit të lidhur duke transportuar në krahë edhe materialet e domosdoshme për ndërhyrjen.

I gjithë fshati Sutaj është evakuuar për të evituar çdo lloj rreziku për jetën e banorëve. Ata janë strehuar në kamp deri në përfundimin e operacionit.

Me kërkesën e deputetit Taulant Balla, Ministria e Mbrojtjes dërgoi ekipin e xhenierëve që të rrëzonin e më pas stabilizonin shkëmbin mbi banesat e fshatit Sutaj në Prrenjas.

Top Channel