Klopp flet me Gerrard, i kërkon kthimin te Liverpool

04/11/2015 00:00

Steven Gerrard mund të kthehet te Liverpool. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “Independent” sipas së cilës, ish-kapiteni i “The Reds” që aktualisht është pjesë e LA Galaxy ka zhvilluar një bisedë telefonike me Jurgen Klopp.

Mësohet se trajneri gjerman i ka kërkuar 35-vjeçarit rikthimin në “Anfild” në muajin janar për të ndihmuar skuadrën e tij, gjë që ka krijuar një lloj entuziazmi edhe te tifozët e Liverpulit.

Kjo bisedë telefonike mes Klopp dhe Gerrard u bë pikërisht në momentin kur futbollisti deklaroi se po mendonte tërheqjen nga futbolli i luajtur.

“Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për mua si futbollist”, ishte deklarata e Gerrard për median amerikane. “Do të doja që ta mbyllja karrierën time sa më mirë të jetë e mundur”, tha lojtari.

Tani nuk mbetet gjë tjeter veçse të presim nëse ky rikthim i bujshëm i Steven Gerrard te “The Reds” do të ndodhë apo jo.

Top Channel