Rikthehet Ilirian Zhupa, poeti vjen me një vëllim të ri

04/11/2015 00:00

Poeti Ilirian Zhupa ka prezantuar librin e tij me poezi “Të gjallë dhe të vdekur.

Pas një periudhe 25-vjeçare ai rikthehet me këtë botim, që përmban disa cikle me poezi dhe poemën që titullohet “Qielli im”. Poezitë janë filozofike, shpirtërore dhe ekzistenciale.

“Mendoja që po vija pak vonë dhe miqtë e mi më thoshin që po vjen pak vonë, por mendoj se kam ardhur në një kohë që po fitojnë sërish vlerë gjërat, ato që i kishim të shenjta, së paku në rrafshin e letrave dhe të artit, ndonjëherë dhe të sportit. Unë besoj se duke ardhur në këto hapësira, ato do të vijnë edhe në rrafshet e tjera gradualisht”, është shprehur poeti Ilirian Zhupa.

“Erdhi pikërisht këtë vjeshtë si një frut i pjekur më së miri, pas shumë vitesh në heshtje si një libër serioz, romantik dhe i bukur. Ky është një libër që flet me shpirt nëpërmjrt poezisë”, shprehet Irena Toçi, botuese.

Ilirian Zhupa ka botuar poezi që në 1975. Ai ka qenë edhe gazetar e më pas shef i botimit të redaksisë së poezisë së dramës dhe veprave të plota të autorëve shqiptarë tek shtëpia botuese “Naim Frashëri”.

Top Channel