Kontrolli i policisë, DFB: Do bashkëpunojmë me drejtësinë

04/11/2015 00:00

Federata Gjermane do të ketë një bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë në lidhje me hetimet që po kryhen për mënyrën e fitimit të së drejtës për zhvillimin e Botërorit 2006.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp të nxjerrë menjëherë pas kontrollit të ushrtruar nga policia në selinë e saj në Frankfurt dhe në banesën e presidentit Nirsbah, ish-presidentit dhe ish-sekretarit të përgjithshem, Shmidt.

Ky skandal u publikua javë më parë nga revista “Der Shpigel”, sipas së cilës Komiteti Organizativ i Botërorit të atij viti derdhi në arkat e FIFA-s 6.7 milionë euro për të fituar këtë garë.

“Federata Gjermane e Futbollit i mbështet hetimet e Prokurorisë në Frankfurt në lidhje me akzuat për evazion fiskal dhe për pagesën e 6.7 milionë eurove për FIFA-n”, lexohet në komunikatën e kësaj federate.

“Në mëngjesin e së martës, zyrtarë të Prokurorisë dhe organeve tatimore mbërritën në zyrat tona në Frankfurt për të siguruar dokumentacionin. Bëjmë të ditur se do të bëshkëpunojmë me hetuesit për të qartësuar akuzat. Prokurorët na bënë të ditur se i gjithë ky kontroll ka të bëjë vetëm me problemet tatimore”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Top Channel